Piknik
Ky dimër, dëborë
diku paska hedhur
Prandaj era
ckinjet përjashta.
Im bir, në
korije, ca shkarpa ka mbledhur
Dhe unë…një
dorë bluazhga.
Një vatër e
gjetëm diku midis pyllit,
U nisëm, për
qejf, që pagdhirë,
Por kurrë si
dihet ç’do gjesh në mes dimrit,
Dhe sikur qielli
qelq të jet’ gdhirë.
Kusia e nxirë
mbi flakët po qan,
Tek shpleks shkumbëzimin
e tuftë.
Im bir me dy
sytë të hapur filxhan,
Mes zjarrit
sheh ëndrra me luftë.
Mbi male tërbohet
një jetë e fjetur.
Në zjarr po
harbon jetë tjetër.
Im bir
argëtohet me ëndrrën e gjetur
Dhe unë…me
kusinë e vjetër.
Dimër 2009 Dh Papando
No comments:
Post a Comment