Vjeshtë e vonë
Fryn një frymë akujsh, fryn. Dridhet çurkëza në krua.
Disa fletë, si
pa kuptim, kanë mbetur lart në ftua.
Eh! Kjo
vjeshtë e nxituar, atje duket i harroi,
Një relike, a
një brengë varur degëve tek ftoi.
I vështroj
dhe qesh me vete: “Pse kjo vjeshtë prishka ligjet?”
Gjethekuqet
lodërtare si një flakëzë që digjet,
Sipas tekave
të erës që kalimthi i puth lehtë,
Dridhen,
dridhen sikur thonë: “Jemi zjarr e s’jemi fletë.”
Fryn një erë
akujsh, fryn. Dielli i vjetër fle mbi mua.
Gjeth’ i kuq
si pa kuptim, paska mbetur lart në ftua.
Një thëllim përgjoj
si shket fshehur-fshehur që nga retë,
Nëpër qiellin
e mufatur gjer tek degëza me fletë.
Çurk' e çezmës ngriu
prapë, ç’mu mblodh zemra nën setër.
…Gjyshja plakë
thur çorapë, unë gërma shtrij në letër.
2006